Jennifer Lopez vjen plot adrenalinë me Ricky Martin
Ka shumë meshkuj që do të dëshironin të shijonin buzët e bukuroshes
Jennifer Lopez. Këtë mundësi e pati ylli i muzikës “Pop” Ricky Martin, i cili së bashku me këngëtaren Lopez kanë përgatitur një këngë së bashku të titulluar “Adrenalina”, të cilës i kanë bashkangjitur edhe një videoklip mjaft të nxehtë.
Superyjet latin Martin dhe Lopez nuk kanë mundur t’i mbajnë duart larg njëri-tjetrit gjatë xhirimeve të këtij videoklipi.
Përveç këngëtarit Ricky Martin, pjesë e këtij videoklipi është edhe i dashuri i bukuroshes Lopez, Casper Smart, prania e të cilit duket sikur Jenniferit nuk i bën shumë përshtypje, pasi që shumicën e kohës këngëtarja qëndron përkrah Ricky Martinit duke u prekur dhe vallëzuar në një mënyrë mjaft ndezëse.