Kalo te lënda

Gashi: Faleminderit, por nuk dua të jem u.d. i Rektorit

gashi-faleminderit-por-nuk-dua-t-euml-jem-u-d-i-rektorit_hdProfesori në Universitetin e Prishtinës, Qëndrim Gashi, nuk ka pranuar kandidaturën për ushtrues detyre të rektorit në UP, për çka e kishte propozuar Këshilli Drejtues i UP-së.

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, sot pasdite e kishte propozuar profesorin Qëndrim Gashi, si kandidat adekuat për të parin e UP-së.

Por, e gjitha kjo, sipas profesorit Gashi, ishte bërë pa dijeninë e tij.

Ai, në një postim rrjetin social Facebook, e ka kundërshtuar këtë propozim edhe pse është shfaqur mirënjohës anëtarëve të Këshillit Drejtues.

Gashi ndër të tjera ka potencuar se ai nuk ka zhvilluar kampanjë personale duke kërkuar reforma në UP.

“Këshilli Drejtues më ka informuar me telefon sonte rreth orës 8 të mbrëmjes. Unë nuk pranoj të jem kandidat për ushtrues detyre. Ashtu siç e kam thënë më parë, nuk kam zhvilluar kampanjë personale, por kam qenë një prej nismëtarëve të një debati publik që mëton ta reformojë thellë UP-në, në të mirë të studimeve cilësore, integritetit në shkencë dhe kontributit për shoqërinë. Në vendin tonë ka nevojë për më shumë qëndrime parimore e më pak lufta personale”, ka shkruar Gashi në facebook.

Lini një koment