Kalo te lënda

EULEX-i ia merr telefonin Blerina Kllokoqit, gruas së djalit të Ibrahim Rugovës

403x302167647blerina-1_3654EULEX ia ka marrë si provë telefonat e Blerina Kllokoqi Rugovës.

Dizajnerja e njohur kosovare Blerina Kllokoqi Rrugova njëherit nusja e djalit të madh të ish presidentit Rrugova, ka informuar miqtë e tij në facebook se ka mbetur pa telefon.
Ajo ka thënë se telefoni i saj është marrë si provë nga EULEX-i.
“Miq të dashur, ka një muaj që EULEX ma ka marrë telefonin. Kështu që mos më telefononi në numrin e vjetër dhe mos më shkruani në SMS, në Viber apo What’s Upp”, ka shkruar ajo në statusin e saj./standardi.info/

Lini një koment