Kalo te lënda

‘Epopeja e UÇK-së’ ndryshoi historinë tonë

fotoVeprimtari i shqur e i çështjes kombëtare Adem Demaçi, ka thënë se Epopeja e UÇK-së është epopeja më e madhe që nga koha e Hasan Prishtonës.

Ai ka vlerësuar se ” Epopeja e UÇK-së” ka ndryshuar historinë e Kosovës dhe popullit shqiptar. Demaçi ka thënë se me flijimin e komandatit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, botës iu bë e qartë se populli shqiptar është i gatshëm të vdes për lirinë e popullit të vet.

“Kjo është epopeja e madhe të çilën e bëri Adem Jashari me familje. Ai flijim ndezi zemrat e shqiptarëve dhe detyroi botën, miqtë tanë, ta shihnin të vërtetën”, ka vlerësuar Demaçi./Epoka e re/

Lini një koment