Epopeja bëri kthesën e lirisë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me rastin e Epopesë së UÇK-së, ka vizituar Kompleksin Memorial në Prekaz, ku ka vlerësuar se kjo Epope e ka bërë kthesën e madhe dhe se do të përkulën me respekt ndaj të rënëve.
“Është e vërtet ajo që e përsërisim gjithnjë që kjo epope e ka bërë kthesën e lirisë”, tha Haradinaj për Kosovapress.
Ai tha se amaneti i familjes Jashari dhe të rënëve të tjerë është duke u përmbushur pjesërisht dhe gradualisht.