Clinton krahason Putinin me Hitlerin (Video)
Ish sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka thënë se veprimet e presidentit rus, Vladimir Putin, në Ukrainë, janë të ngjashme me ato që kishte ndërmarrë në vitet e 30-ta, Adolf Hitler.
Clinton, tha se arsyetimi i Putin, për ndërhyrjen në Krime, për mbrojtjen e rusëve, është po ai që kishte bërë Hitleri, para Luftës së Dytë Botërore, kinse për të mbrojtur gjermanët.
“Tani nëse kjo tingëllon familjare, është ajo çfarë Hitleri bëri në vitet e 30-ta”, thuhet të ketë thënë Clinton.
“Të gjithë gjermanët që ishin atje…gjermanët etnik, gjermanët me origjinë që jetonin në vende si Çekosllovakia dhe Rumania dhe vende të tjera, Hitleri pati thënë se ata nuk po trajtoheshin drejtë. Unë duhet të shkoj dhe të mbroj popullin tim, kishte thënë ai”, tha Clinton.
“Kur ai shikon në Ukrainë, ai shikon vendin që ai beson se është pjesë natyrore e Nënës Rusi”, tha Clinton, duke përshkruar Putinin.