Arrestohet një falsifikues i biletave
Personi i cili ka falsifikuar biletat e ndeshjes Kosova – Haiti dhe ndaj tij është ngre aktpadi në përputhje me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.
Organizatorët e ndeshjes së parë ndërkombëtare të futbollit, Kosova – Haiti kanë lajmëruar mbrëmë se bileta të falsifikuara janë lëshuar në qarkullim nga persona të pandërgjegjshëm.
Reagimi i organeve të sigurisë ka qenë i shpejt dhe personi në fjalë është arrestuar, kanë lajmëruar nga “KD Events” dhe “AS Art and Sports”.
“Dje është arrestuar personi që ka falsifikuar biletat dhe ndaj tij kanë vazhduar procedurat në përputhje me ligjin, pasi që kjo është vepër kriminale. Falenderojmë organet kompetente për njëreagim kaq të shpejt”, tha Kushtrim Demiri nga KD Events.
“Biletat kanë kode të sigurisë dhe nuk ka mundësi askush t’i falsifikojë, të gjithë ata që kanë blerë biletat në pikat tona të shitjes janë të mbrojtur”, porositi Demiri.