Kalo te lënda

Volvo Concept Estate, me pamje të re (Foto)

fotoDeri më tani, ne kemi parë Concept Coupe dhe Concept XC Coupe. Por Concept Estate, një veturë e bukur me tre dyer është pasardhës i V60 dhe XC70 derisa dizajni i saj është marrë nga modelet e vjetra përfshirë atë 1800 ES nga vitet e ’70-ta.

Vetura e re do të adoptojë pamjen që e kemi parë në Coupe dhe XC Coupe, do të ketë drita LED në formën e shkronjës T ndërsa gomat do të jenë 21-inç.

Volvo i kushtoi vëmendje të veçantë pamjes së brendshme, duke premtuar “ndjenjën e një dhome dite skandinave” me ulëse të punuara me dorë. Panairi i Veturave në Gjenevë i hap dyert të martën.

Lini një koment