Policët maqedonas ‘bllokojnë’ studentët kosovarë
Dhjetëra studentët kosovar të cilët studiojnë në Universitetin e Tetovës në Maqedoni janë ‘bllokuar’ sot nga policia maqedonase në pikën kufitare Glloboqicë-Jazhincë, për të kaluar andej kufirit.
Njëri nga studentët i cili nuk ka dashur t’i përmendet emri, ka shpjeguar për Indeksonline se, policët maqedonas me qëllim po pengojnë ata që të kalojnë kufirin.
“Si gjithmonë po na qesin problem neve studentëve nga Kosova. U bë një orë që po presim në kufi dhe ende s’ka asgjë”, ka thënë ai, duke shtuar se çdo herë në fillimin e semestrit edhe në kohën e provimeve ndodhin këto gjëra qëllimisht.
Përpos këtyre studentëve, edhe disa autobusë nga Kosova, ishin “viktima” nga policia maqedonase.
Sipas studentit, PM-ja i ka kthyer autobusët me pretekstin se nuk kanë leje qëndrimi. /Indeksonline/