Kalo te lënda

Ndarja e Mitrovicës synohej para 46 vjetëve

403x302167274mitrovicaNdarja e Mitrovicës me kufi urën, mbase ishte synim i Serbisë dhe njerëzve të UDB-së edhe para vitit 1968. Serbia synonte që përtej urës të ketë vetëm serbë, pa u lejuar shqiptarëve që të dalin në atë pjesë, ndërsa në jug propagandohej për jetë të përbashkët me shqiptarët.

Qazim Dajaku, inxhinier, i cili jeton në Perëndim dhe i cili në vitin 1968, si nxënës i Normales së Mitrovicës, kishte marrë detyrën që të organizojë korzonë përtej Ibrit, kujton kohën kur ata që kalonin përtej urës për të shëtitur quheshin tradhtarë, ndërsa i pari që kishte dalë në korzo me gruan e tij ishte vrarë nga njerëz të UDB-së.

 

“Demonstratat e vitit 1968 patën lëvizur çështjen e shqiptarëve në ish-Jugosllavi, në veçanti në Kosovë. Tashmë diktatori serb, Aleksandër Rankoviq, kishte rënë nga funksioni i lartë që mbante. Doli në diskutim publik edhe ideja për Kosovën Republikë. Thekson Zeri.

 

Ne normalistët u kthyem në fshatra për të ndihmuar popullin. Unë isha në Rakinicë. Serbët filluar të reagojnë, duke u ndarë nga shqiptarët në vende publike, sikurse që ishte korzoja e përbashkët në qendër të qytetit, te ‘Jadrani’, ‘Zvezda’ e ‘Adriatiku’.

 

Serbët dolën përtej urës. Me nxënësit e klasës së katërt të Normales, braktisëm shkollën dhe u regjistruam në gjimnaz, të pakënaqur me drejtorin e shkollës, Ahmet Maloku, i cili krijonte mësues brenda natës, sidomos jemi ndjerë të fyer, kur ai, si deputet federativ, shante profesorin, patriotin e madh, Ehat Prekazin. E shante, sepse profesor Ehati ishte kundër mësuesve gjysmanalfabetë, ishte një përplasje në mes të patriotëve dhe pseudopatriotëve shqiptarë”, kujton Dajaku, duke shtuar se pseudopatriotët i favorizonte pushteti i atëhershëm.

 

Sipas tij, profesorët patriotë, Ehat Prekazi e Mustafa Venhari kishin një platformë, e cila kërkohej të jetësohej në praktikë nga nxënësit e Normales.

 

“Ehati më kishte zgjedhur mua që ta jetësoj platformën në praktikë. Më thirri në shtëpinë e tij dhe më tha: ‘Tani ke përfunduar vitin me sukses të shkëlqyeshëm, unë të njoh ty, ta njoh edhe familjen, e njoh guximin, vendosmërinë, zgjuarsinë dhe aftësinë. Ti je ai që do t’u prish të rinjve me dalë matanë Ibrit, me e organizu korzonë. E di që kanë me të sha, ty edhe ata të tjerët që i merr me vete, por më vonë do ta kuptojnë’.

Lini një koment