Kalo te lënda

Matilda bën xheloze burrin, kërcim seksi me Valerin

fotoXXKEYDA3Fatjoni dhe Matilda ndodhen pranë njëri-tjetri duke u ngacmuar me fjalë, ndërkohë që Jona pastron kuzhinën. Fatjoni i tregon Matildës se sot është bërë shumë xheloz për mënyrën sesi ajo kërcente me Valerin. Ai është i mendimit se Matilda dridhet kur kërcen, madje provokon edhe me veshjen e saj. Matilda ia kthen shume e bindur: “Mirë ta bëra, kështu e do ti, se kam ndejtur gjithë këto ditë si qenushe pas teje”.

Fatjoni insiston dhe i thotë që nuk ka asnjë motiv që të sillet ashtu, duke i rrëfyer që sot gjithë ditën ka qenë keq prej saj. Matilda duket se kënaqet me xhelozinë e burrit të saj dhe vazhdon ta ngacmojë, duke i thënë që ai rri tërë ditën pas Julianës. Fatjoni nis ta provokojë dhe i thotë që çfarë do të mendojë ajo nëse bëhet çift më Julianën. Matilda e vendosur i përgjigjet: “Nuk e pranoj dhe pikë”.

Matilda fillon kritikat ndaj Fatjonit, duke e këshilluar që të jetë më i vendosur në veprimet që bën. Ajo është e bindur që Fatjoni rrezikon më shumë se të gjithë banorët të dalë të premten, pasi ai nuk është sjellë aspak mirë ndaj saj. Matilda shprehet se Fatjoni nuk ka qenë i drejtë me të dhe publiku që ka parë çdo gjë, nuk e ka pëlqyer sjelljen e tij. Fatjoni duket indiferent dhe thotë nëse duhet të dal të premten, do dal.

Në një moment aty vjen Arditi dhe ikën të zgjojë Julianën, pasi ajo ia ka kërkuar këtë gjë. Para se të iki Arditi i thotë Fatjonin që e ke stresuar shumë Julianën, por Fatjoni e mohon këtë gjë.

Pasi largohet Arditi, Matilda shumë e mërzitur i thotë Fatjonit që e ke bërë lëmsh lojën. “Ti çfarë thua tani nuk dua pastaj, je treguar krejt ndryshe nga si je. Je treguar i keq dhe me dy fytyra”, i thotë ajo Fatjonit.

Mendimin se Fatjoni rrezikon të dalë të premten, Matilda e ndan edhe me Arditin, i cili vjen përsëri pranë tyre. Arditi shprehet se nuk ka asnjë mendim, pasi nuk i dihet kush del nga shtëpia.

Lini një koment