Kalo te lënda

Ish-ministrat, Haraqija e Beqiri, të premten në gjykim

ish-ministrat-haraqija-e-beqiri-t-euml-premten-n-euml-gjykim_hdDy ish- ministrat e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija dhe Valton Beqiri, dy vjet pas ngritjes së aktakuzës për shpërdorim të detyrës zyrtare, të premten do të ulën në bankën e të akuzuarve.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar 7 marsin datë për fillimin e shqyrtimit gjyqësor kundër dy ish-ministrave Haraqija dhe Beqiri si dhe dy producentëve Armond Morina dhe Nehat Fejza.

Burime të Tv Rrokum kanë bë të ditur se të premten do të nisë shqyrtimi gjyqësor ndaj katër të akuzuarve.

Aktakuza ndaj ish-ministrave ishte konfirmuar qysh në vitin 2012. Me 24 dhjetor 2012 gjykata e Qarkut në Prishtinë pati konfirmuar aktakuzën kundër dy ish-ministrave të Kulturës, Astrit Haraqija dhe Valton Beqiri, për shpërdorim të detyrës zyrtare apo autorizimit, citon orainfo.

Gjykata e Qarkut në Prishtinë pati gjet fakte të mjaftueshme për me nis një proces gjyqësor ndaj dy ish-ministrave të Kulturës, si dhe producentët Armond Morina e Nehat Fejza, ndaj të cilëve aktakuza kishte konfirmuar në të gjitha pikat.

Ish-ministri Haraqija akuzohet për veprën penale “shpërdorim i detyrës zyrtare, ose autorizimit”, sepse ne tejkalim të autorizimit te tij kishte nënshkruar, në kundërshtim me ligjin, dy kontrata në vlerë 570 mije euro. Kurse pasardhësi i tij, Beqiri, kishte nënshkruar aneks-kontratën me “Morina Films”, duke transferuar 100 mije euro si subvencione për realizimin e filmit “Mysafir në Sofër”. Filmat nuk u realizuan asnjëherë.

Lini një koment