Kalo te lënda

Gjashtë të arrestuar, dyshohet se disa janë pjesëtarë të MUP-it

arrestohen-tre-pjes-euml-tar-euml-t-euml-mup-it_hdDrejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka realizuar një operacion në Komunën e Shtërpcës, ku ka shoqëruar për në stacionin policor gjashtë persona, prej të cilëve tre dyshohet se janë të MUP-it serb.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, Basri Shabani shefi operativës në Drejtorinë Rajonale të Ferizajt.

“Po, mund të konfirmoj se ne kemi pasur një operacion në Shtërpcë. Mund të konfirmoj se ne kemi shoqëruar gjashtë persona në Drejtorinë Rajonale të Ferizajt, tjetër gjë nuk mund të konfirmoj”, tha Shabani për KosovaPress.

Ai tha se ata dyshojnë që disa prej tyre janë pjesëtarë të MUP-it. “Dyshimet tona janë, mirëpo nuk mund të konfirmoj tani për tani”, tha ai.

KosovaPress mëson se Policia e Kosovës në ditën e zgjedhjeve kishte arrestuar një pjesëtar të MUP-it serb, të cilit ia kishte gjeture edhe një USB-i, në të cilën kishin gjetur emrat e disa personave, pjesëtarë të Policisë së Kosovës që kishin raportuar për MUP-in serb dhe si rrjedhojë e kësaj kanë ardhur edhe arrestimet e sotme të gjashtë personave.

Lini një koment