Kalo te lënda

Edhe Iniciativa qytetare e Drenasit i bashkohet partisë së Limajt

edhe-iniciativa-qytetare-e-drenasit-i-bashkohet-partis-euml-s-euml-limajt_hdIniciativa Qytetare e Drenasit “IQD”, në pajtim me të gjitha strukturat e saj, ka marrë vendim për shkrirje në kuadër të partisë Nisma për Kosovën.

“Iniciativa Qytetare për Drenasin konsideron se NISMA për Kosovën po krijohet në një moment shumë të veçantë, kur proceseve në Kosovë ju nevojitet edhe një promotor për ndërtimin e shtetit të së drejtës, qeverisje të mirë dhe funksionimit demokratik të institucioneve të Kosovës. Këshilli dhe Kryesia e IQD, duke u pajtuar me Deklaratën Programore, si dhe duke konsideruar Nismën për Kosovën si një front bashkimi i të gjithë atyre personaliteteve që gjatë periudhave me të vështira të historisë sonë, ishin bartëse dhe në ballë të proceseve për liri, demokraci dhe mëvetësi në Kosovë, në pajtim me strukturat tjera të organizuara, ka marrë vendim për bashkim-shkrirje në kuadër të strukturave të Nisma për Kosovën”, thuhet në komunikatë.

Lini një koment