Agimi “hidhërohet” me Thaçin
Kreu i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ndodhet zyrtarisht në Perugja të Italisë, i ka mbet pak sa hatri me kryeministrit Hashim Thaçi për injorimin që ky i fundit u ka bërë autoriteteve komunale, përkatësisht për mos njoftimin paraprak në përurimin e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Bahtiri thotë se është paradoksale që të përurohet një objekt në një qytet dhe autoritetet komunale gjegjësisht i zoti i shtëpisë mos të jetë i njoftuar, duke pasur parasysh gjithë parapërgatitjen që po bëjnë autoritetet lokale për zhvillimin e kësaj ndeshje.
“Informojmë opinionin se kryetari dhe autoritetet komunale kanë bërë gjithçka që kjo ngjarje historike për sportin e Kosovës të organizohet në mënyrë sa më madhështore dhe sa më të mirë. Autoritetet komunale kanë bërë shumë shpenzime nga buxheti komunal që ngjarja të organizohet ashtu siç i ka hije.
Kjo tendencë për injorim nga Qeveria e Kosovës ndaj autoriteteve komunale dhe kryetarit Agim Bahtiri është e papranueshme”, thuhet në këtë komunikatë. /Indeksonline/