Kalo te lënda

Vdes duke pastruar bunari

fotoNjë person dyshohet se ka humbur jetën deri sa ishte duke pastruar bunarin në shtëpinë e tij në fshatin Shipol të Mitrovicës, njofton policia, transmeton KTV.

Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, ka deklaruar se trupi i personit ende nuk është gjetur, ndërsa ka thënë se në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet e shpëtimit, duke përfshirë edhe Njësitë e Zjarrfikësve, si dhe pjesëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës. Zahiti ka thënë se ende nuk dihet identiteti i viktimës.

Lini një koment