Kalo te lënda

Tribunali, rrënon drejtësinë e imazhin e Kosovës

tribunali-rr-euml-non-drejt-euml-sin-euml-e-imazhin-e-kosov-euml-s_hdZëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi në pjesën e dytë të intervistës dhënë për Gazetën Blic ka thënë se ai është kundër Tribunalit, që është paralajmëruar se do të krijohet për krime lufte në Kosovë. Ministri i Drejtësisë ka thënë se krijimi eventual i një tribunali të tillë, i cili mund ta ketë selinë e tij diku jashtë Kosovës, jo vetëm që do ta rrënoj sistemin e drejtësisë në Kosovë, por do ta rrënoj edhe vetë imazhin e Kosovës.

Megjithatë, ai është shprehur optimist se institucionet e Kosovës do t’i kenë argumentet e mjaftueshme që t’i bindin shtetet e Bashkimit Evropian dhe SHBA-të që të mos krijohet një tribunal i tillë jashtë juridiksionit të Kosovës. Kuçi thotë se EULEX-it do t’i vazhdohet mandati.

I dyti i ekzekutivit kosovar ka “polemizuar” edhe me deklaratën e ambasadores amerikane në Kosovë, Tracy Jackobson, sa i përket çështjes së presidentes, e cila kishte deklaruar se partitë duhet ta harrojnë postin e presidentit të shtetit, si pjesë ta pazareve politike. Por, Kuçi thotë se Presidentja ka punë me institucione e me parti, e jo ma ambasada.

“Unë kam shumë respekt për ambasadoren, por unë besoj se presidenti me Kuvend dhe me Gjykatë Kushtetuese i ka raportet, jo me ambasadë. Duhet ta respektojmë”, ka thënë Kuçi. Ai thotë se megjithatë, do ta respektojnë mandatin e plotë të presidentes.

Sipas tij, çdo president, ose çdo udhëheqës i ndonjë funksioni të rëndësishëm politik në Kosovë, nuk mund ta ushtroj atë nëse nuk e ka mbështetjen e PDK-ë dhe LDK-së.

Nënkryetari i PDK-së, thotë se zgjedhje mund të ketë edhe para muajit qershor. Ai thotë se skenari i zgjedhjeve të parakohshme do të shkojmë përmes shpërbërjes së Kuvendit, e jo sikurse më 2010, kur Thaçi e vetëshkarkoi vetën me mocion. /Telegrafi/

Lini një koment