Kalo te lënda

Topa uji kundër protestuesve në Stamboll e Ankara

fotoPolicia turke në Stamboll dhe Ankara ka përdorur topa uji dhe mjete të tjera kundër protestuesve, të cilët dolën në rrugë për të shprehur pakënaqësinë rreth korrupsionit në vend, derisa një numër i madh i tyre është arrestuar, raporton KTV.

Protestat pasuan pas vendimit të kryeprokurorit që të lirojë pesë persona të arrestuar për korrupsion, ku janë të përfshirë edhe zyrtarë të lartë shtetërorë. Në mesin e të liruarve janë edhe djemtë e ish-ministrit të Brendshëm dhe ish-ministrit të Ekonomisë, të cilët dyshohen për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të pozitës.

Ndërkaq aktivistët e Unionit të Rinisë Turke i kanë bërë thirrje kryeministrit dhe qeverisë së tij të japin dorëheqje. E protestat kundër korrupsionit në Turqi vazhdojnë që nga 17 dhjetori.

Lini një koment