Kalo te lënda

Tërmeti në Preshevë, ndihet edhe në Gjilan

fotoNjë termet me magnitudë prej 3,5 shkallë  ka ndodhur në Sumulica të Preshevës, derisa dridhjet janë ndjerë edhe në qytetin e Gjilanit. Tërmeti kishte bazën dy kilometra larg Preshevës në drejtim të Bujanovcit, ndërsa kjo është raportuar edhe nga qendra për regjistrimin e tërmeteve në botë “Globalincidentmap”.  Mësohet se tërmeti e kishte epiqendrën 2 kilometra nën sipërfaqen e tokës.

Mësohet se në Gjilan, pos shqetësimit që ka shkaktuar në banorët e këtij qyteti, dëme nuk ka pasur.

Lini një koment