Serbia duhet ta ndërrojë Kushtetutën
Nenad Çanak ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare në Serbi janë të rëndësishme sidomos për faktin se gjatë mandatit të përbërjes së re të Kuvendit do të ndryshojë Kushtetuta e Serbisë.
Nëse Serbia dëshiron të përshpejtojë integrimet evropiane, ajo duhet urgjentisht të ndryshojë aktin e vet më të lartë juridik, ka thënë për gazetën e Novi Sadit “Dnevnik”.
“Është e pamundur që me Kushtetutën që është aq larg realitetit dhe realitetit politik të hyjë në Bashkimin Evropian”.
Në Kushtetutën serbe gjendet klauzola në të cilën thuhet se Kosova është pjesë e territorit të Serbisë.
Njohës të integrimeve evropiane thonë se Brukselit nuk do të lejojë një formulim të tillë në Kushtetutën serbe nëse Serbia synon vërtet anëtarësimin në BE. /Koha/