Kalo te lënda

Rozana Radi është ‘single’

rozana-radi-euml-sht-euml-lsquo-single-rsquo_hdKëngëtarja dhe aktorja shqiptare, Rozana Radi, ka deklaruar hapur se ajo është e vetmuar dhe se nuk ka të dashur.

Rozy, e cila ka qenë në lidhje me Mc Kreshën, ka deklaruar në një intervistë për Prive se momentalisht nuk është në lidhje dashurie.

Ajo thotë se dëshiron të presë momentin e duhur për ta bërë hapin tjetër në jetë.

“Nuk jam në lidhje, sepse pres që të vendos mirë. Mund të na e rrëshqasë këmba. Vajza është si bananja, mos e hidh dhe mos e shkel, sepse mund të rrëshqasësh. E që të mos rrëshqasim presim për të vendosur mirë”, u shpreh Rozy.

Rozana së fundmi edhe ka hyrë në sferën e muzikës si tekstshkruese.

Lini një koment