Kalo te lënda

“Nisma” e kalon pragun

403x302166690jakupiSubjekti më i ri politik në vend, “Nisma për Kosovën”, që drejtohet nga Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi, do të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme, duke e kaluar pragun zgjedhor prej 5 për qind.

Kështu vlerësojnë analistët politikë kosovarë, sipas të cilëve, “Nisma për Kosovën” në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të marrë elektoratin e të gjitha partive politike, mirëpo dëmin më të madh do t’ia shkaktojë Partisë Demokratike të Kosovës, thekson Zeri.

 

Sipas analistëve, në zgjedhjet e fundit lokale u dëshmua se ka shumë qytetarë të pakënaqur me të gjitha partitë e deritanishme, mirëpo sfidë për partinë e re do të mbetet shpalosja e programit, pasi që nuk ka edhe shumë kohë deri në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, pavarësisht kësaj ata besojnë që “Nisma për Kosovën” do ta kalojë pragun zgjedhor./standardi.info

Lini një koment