NATO i bën thirrje Rusisë të tërheqë trupat nga Ukraina
NATO-ja ka paralajmëruar Rusinë të dielën, se veprimi ushtarak kundër Ukrainës është kundër të drejtës ndërkombëtare, teksa ka shprehur shqetësim ndaj vendimit të Dumës ruse për t’i dhënë leje kryeministrit Vladimir Putin për përdorimin e forcës.
Pas një takimi urgjent të ambasadorëve të NATO-s në Bruksel, Aleanca bëri thirrje Rusisë për të kthyer forcat në bazat e saj në Rusi dhe të përmbahet nga ndërhyrjet në Ukrainë.
“Ne i bëjmë thirrje të dyja palëve që menjëherë të kërkojë një zgjidhje paqësore përmes dialogut dypalësh, me lehtësimin ndërkombëtarë, dhe përmes dërgimit të vëzhguesve ndërkombëtarë nën kujdesin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara apo të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë”, thuhet në komunikatën e NATO-s, transmeton Reuters.