Kalo te lënda

Javë me reshje të dobëta shiu

jav-euml-me-reshje-t-euml-dob-euml-ta-shiu_hdMbi vendin tonë sot mbajti mot i vranët dhe me reshje shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës mot i ngjashëm do të mbajë edhe gjatë javës, ku priten reshje të dobëta shiu.

Gjatë ditës së sotme në tërë territorin e Kosovës ka mbajtur mot i vranët dhe me reshje të dobëta shiu, kurse temperatura më e ulët është luhatur nga 4 gradë celsuis në 6 gradë celsius, kurse më e larta e ditës ka arritur në 8 gradë celsius celsius. Ka fryrë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1 deri 5m/s.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës nesër parashihet të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta shiu.

Temperatura më e ulët do të luhatet nga 2 gradë celsius në 4 gradë celsius kurse më e larta e ditës do të arrijë në 9 gradë celsius celsius. Do të fryjë erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1 deri 6m/s.

Edhe ditë tjera të javës do të jenë të vranëta dhe kohë pas kohe do të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat do të luhatën nga 1gradë celsius deri në 3 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të arrijnë në 10 gradë celsius.

Lini një koment