Kalo te lënda

Geci: Mos e mohoni luftën

403x302166692geciQëndrimi në burg dhe spital, njërit prej krijuesve të UÇK-së i është vështirësuar këto ditë. Jo për shkak të përkeqësimit të shëndetit, por për shkak të një lajmi që ka dalë këto ditë. Sabit Geci e ka përjetuar rëndë kur ka lexuar se ka bashkëpunuar me prokurorinë që po i heton krimet e pretenduara në raportin e Dick Martyt. Edhe më rëndë e ka përjetuar kur i kanë thënë se shokët po flasin se është dëshmitarë bashkëpunues.

 

“Janë munduar të më thyejnë në të gjitha mënyrat dhe e kanë provuar edhe këtë formë. Kam lexuar për Tribunalin sepse unë i marrë gazetat çdo ditë. Më së shumti po shkruani ju Tribuna.

 

Nuk habitet edhe nëse fjalët për të i kanë përhapur ish shokët, për të cilët thotë se kanë dalë të jenë frikacak të mëdhenj. Ai e fton kryeministrin Thaçi që të mos e mohojë luftën dhe të mos i frikësohet të vërtetës. Ish eprori i UÇK-së i dënuar me 15 vjet burg për krime lufte, ka thënë se ai që kreu vrasjen e Ivan Bulatovicit, dora i lumtë. Ai ka disa gjëra që nuk do ia falë kurrë ish shokëve, e as kryeministrit./standardi.info

Lini një koment