Berisha: Kosova drejt krizës si në Ukrainë
Kryetari i Bashkimit të Demokratik(BD) në Prizren, Zafir Berisha ka vlerësuar se gjendja në Kosovës rrezikon të rrëshqet sikur në Ukrainë, sepse, sipas tij, në veri po krijohet një Krime.
Berisha thotë se kjo situatë është krijuar si rezultat i bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
“Marrëveshja Thaçi-Dacic, Kosovën e bën shtet jofunksional, sepse në veri të vendit kemi një Krime si në Ukrainë”, ka thënë Berisha.
Sipas tij, kur t’iu teket serbëve e inskenojnë një situatë siç jem duke parë sot ne Ukrainë.
“Njësit paramilitare të Serbisë që i ka legalizu Thaçi hiq më larg se sot e kanë lënë Policinë e Kosovës me kalu në ‘Krimen e Kosovës’. Rezultati i bisedimeve në Bruksel është edhe legalizimi i strukturave paramilitare serbe në 9 komuna të Kosovës dhe mbi 300 pjesëtarëve të MUP-it serb që do te jenë policë të Kosovës për t’i mbrojtur ata”, tha Berisha për “PrizrenPress”.
“Negociatorët tash kërkojnë që edhe me ndryshime në Kushtetutën e Kosovës t’i bëhet vend këtyre grupeve paramilitare në Kuvend të Kosovës, me qëllimin që të realizohet ajo që thashë me lart, rreth synimeve te Serbisë”, tha Berisha.
Ai thotë se, “BE, meqë po ngutet për futjen e Serbisë në gjirin e vet nuk e ka hallin tonë sepse ne me ‘liderë’ të papërgjegjshëm me të cilët jemi përfaqësuar në negociata nuk kemi merituar më shumë, halli i BE-se është tek sindroma ‘Ukrainë’ që mund të përsëritet edhe në Ballkan”.
“BE nuk është që nuk e di që Serbia ne Kushtetutën e vet e ka Kosovën si krahinë të shtetit të vet, por është e interesuar që përkohësisht te ‘mbyllë’ problemin e Ballkanit, problem që mund të mbetet një vullkan i heshtur dhe mund te shpërthejë atëherë kur dëshiron Serbia, e cila veç me kurdisjen e situatës që është duke bërë sipas planeve te saj për realizim te ambicieve gjenetike ndaj tokave të huaja”, tha Berisha.