Kalo te lënda

‘Barbie’ heq dorë nga ushqimi dhe uji, jeton me ajër dhe dritë

403x302166662barbieModelja ukrainase, Valeria Lukyanova, e njohur si “njeriu Barbie”, e ka shokuar botën me deklaratën e saj se ka hequr dorë nga ushqimi dhe uji.

Valeria duket si një kukull falë ndërhyrjeve kirurgjike dhe mosushqyerjes me javë të tëra duke iu nënshtruar dietave rigoroze. Dhe tani, ajo ka vendosur të shkojë një hap më larg dhe të mos ushqehet e as të pijë ujë. Ukrainasja do të jetojë vetëm me ajër dhe dritë, pasi që dëshiron të bëhet një “gjysmëperëndeshë”. “Në javët e fundit nuk kam qenë aspak e uritur, ashtu që shpresoj se do të mbijetoj vetëm me ajër dhe dritë”, ka deklaruar Valeria./standardi.info

Lini një koment