Arrestohen dy aktivist të Partisë Radikale Serbe në Graçanicë
Aktivistët e Partisë Radikale Serbe, (SRS), në Graçanicë, Milomir Peric dhe Danilo Kostic, janë arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak të vendosjeve të disa posterëve partiak në këtë qytet, thuhet në një komunikatë të kësaj partie. SRS me këtë rast ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë që të angazhohet për lirimin e tyre.
“Kërkojmë nga Qeveria e Serbisë që sa më shpejt të angazhohet për t’i liruar këta aktivist nga paraburgimi dhe të mundësojë mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore në të gjithë ‘territorin e Serbisë’. Një veprim i tillë i Policisë së Kosovës ka për qëllim të vë presion ndaj forcave patriotike dhe pasqyron natyrën e vërtetë të Marrëveshjes së Brukselit, qëllimi i së cilës është dëbimi i të gjithë serbëve nga Kosova”, thuhet në komunikatë, transmeton RTK.