Kalo te lënda

Angelina kap të pasmet e Pitt para kamerave (Video)

angelina-kap-t-euml-pasmet-e-pitt-para-kamerave-video_hdAngelina Jolie është bërë temë e faqeve rozë, pasi e ka kapur për të pasme partnerin e saj, Brad Pitt, teksa po xhironin kamerat.

Aktorja e famshme ishte e pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Independent Spirit Awards, e veshur me një fustan të zi duke tërhequr vëmendje me dukjen e saj.

Mirëpo, momenti më interesant ishte kur 38-vjeçarja ngacmoi prapanicën e partnerit të saj në kohën kur ai po jepte një intervistë.

Ndryshe, në Independent Spirit Awards, Pitt u nderua me një çmim për filmin “12 Years A Slave”. /Telegrafi/

Fotografia: AP

Lini një koment