Ambasadori Malaj i bën “rrush e kumbulla” 40 mijë euro të buxhetit të shtetit
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër Naim Malaj dyshohet se i ka bërë ‘rrush e kumbulla” 40 mijë euro të buxhetit të shtetit. Këtë skandal e ka bërë të ditur Xhafer Tahiri nga Grupi i ekspertëve të LDK-së për politikë të jashtme. Sipas Xhafer Tahirit ambasador5i Malaj i ka keqpërdor 40. 000 euro të buxhetit të Kosovës nga ana e ambasadorit Naim Malaj në Zvicër, dëshmon se skandalet e MPJ-së vazhdojnë të mbulohen nga ana e ministrit Enver Hoxhaj.
MPJ-ja duhet që urgjentisht t’i paraqesë shkeljet dhe skandalet e vazhdueshme të disa prej zyrtarëve të saj para Komisionit për Grada dhe Disiplinë, në mënyrë që këto raste të hetohen sipas ligjeve në fuqi.
LDK-ja kërkon që të respektohet dinjiteti i personelit të MPJ-së, të vlerësohet drejt profesionalizmi dhe performanca e personelit të Shërbimit të Jashtëm, që gradimi të bëhet në bazë të meritave dhe performancës dhe jo në bazë të librezs partiake të PDK-së./Botapress