Afërdita vetëm por e dashuruar
Në një intervistë për “Bluetooth” Afërdita ka treguar arsyet e largimit nga televizioni Agon duke theksuar që ishte një vendim i dypalshëm. Për të ishte e pamundur të hiqte dorë nga jeta e saj e mëparshme edhe pse u përpoq për disa muaj. Nëse do të joshej nga pagesa do të vazhdonte këtë gjë pasi ishte vërtet e kënaqshme, madje paguhej më shumë se me modeling por Afërdita nuk jeton dot larg familjes. Ka treguar se është e dashuruar por nuk e konfirmon lidhjen me Jakub Kindl. Thashethemet thonë se mund të jetë kthyer sërisht me Shpat Kasapin po as këtë nuk e pranon. E rëndësishme është që ndihet mirë dhe do të rikthehet në Amerikë.