Kalo te lënda

AAK: Për dy javë do ta zgjidhnim problemin e ujit në Prishtinë

fotoDepartamenti i AAK-së për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, në konferencën e sotme për shtyp, të udhëhequr nga kryesuesja e këtij departamenti, deputetja Donika Kadaj-Bujupi, ka konstatuar gjendjen e rëndë të furnizimit me ujë të Prishtinës dhe ka publikuar projektin, mënyrën dhe afatet e implementimit nga AAK-ja, për zgjidhjen e këtij problem, përmes Liqenit të Ujmanit.

Sipas saj, vështirësi në përballje me krizën e ujit ka sjellë mosmenaxhimi i integruar institucional i kësaj çështjeje.

“Edhe pse të vetëdijshëm se faktori njeri nuk është përgjegjës i drejtpërdrejtë për problemin e furnizimit me ujë të pijes në Prishtinë, megjithatë faktori njeri është ai që do ta zgjidhë këtë problem”, ka thënë Kadaj Bujupi.

Kadaj- bujupi, vlerësoi se Departamenti i AAK-së për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor ka ndërtuar një platformë, si pas së cilës do të zgjidhej kriza me ujë dhe do të dilej një herë e përgjithmonë nga kjo situatë.

“Departamenti i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i AAK-së, ka gjeneru një zgjidhje afatshkurtër dhe funksionale, sipas së cilës me një investim prej 200.000 eurosh dhe në një afat prej më pak se dy javësh pune, mund të zgjidhet problemi i ujit në Prishtinë. Ky investim do të bëhej në renovimin e gypave ekzistues të rrjetit, përmes të cilit do të bëhej mbushja e liqenit të Badovcit me ujë nga Ujmani (Gazivoda), përmes Ibër-Lepencit”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Lini një koment