Kalo te lënda

Të martën në mbrëmje, të reshura bore

t-euml-mart-euml-n-n-euml-mbr-euml-mje-t-euml-reshura-bore_hdMeteorologu Mendim Rugova, bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe të reshura. Sipas tij, të martën mbrëma dhe gjatë ditës së mërkurë do të ketë sërish reshje bore.

“Por, gjatë të enjtes dhe ditëve të fundjavës do të vazhdoj të mbajë mot kryesisht i vranët, ku mund të ketë të reshura. Në pjesën e parë të javës temperaturat do të jenë në ngritje graduale, minimalet do të sillen nga minus gjashtë gradë celsius deri në minus katër gradë celsius, e nga e enjta do të sillen nga minus dy gradë celsius deri në zero gradë celsius. Ndërsa, temperaturat maksimale do të ngritën mbi zero gradë celsius. Të enjten dhe të premten temperaturat mund të arrijnë mbi pesë gradë celsius”, ka thënë Rugova për Telegrafin.

Lini një koment