Kapen 500 kg drogë, pranga shqiptarit e serbit
Gjatë një kontrolli rutinor të policisë hungareze dje është arritur të kapen në kufi me Serbinë rreth 500 kg drogë dhe të arrestohen dy persona, (I.S) nga Serbia dhe (N.A) nga Kosova , njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” duke ju referuar mediave hungareze.
Droga e serbit dhe kosovarit kishte për destiancion vendet evropiane. Droga është zbuluar me ndihmën e qenve special e cila ishte e fshehur mirë në një “bunker” të improvizuar brenda në makinën “Mercedes”, me të cilat ata u përpoqën të kalonin kufirin. Vlera e drogës të konfiskuar vlerësohet në rreth 460.000 euro.