Deputeti Ramiz Kelmendi kërcënohet me jetë
Kompania “ELKOS Group” ka njoftuar në një reagimi për media se pronari i kësaj kompania dhe deputeti Ramiz Kelmendi është i kërcënuar me jetë dhe i janë kërkuar kompensim prej 250 mijë euro. Kelmendi, sipas njoftimit, ka kërkuar nga organet kompetente mbrojtje juridike.
“Ka kërkuar publikisht nga organet kompetente mbrojtje juridike dhe njëkohësisht në mënyrë publike përkrahje edhe nga Vetëvendosja, në mënyrë që deputeti të mundet të shfrytëzoj pronën e blerë dhe të mundësojmë fillimin e punës për 60 punëtore të pranuar të cilët kanë kryer praktikën dhe po presin nga muaji nëntor për të filluar punën në ETC në Vranjevc”.
Sipas njoftimit të “ELKOS Group”, Ramiz Kelmendi do t’i prezantoj faktet që të arsyetoj denoncimin publik. Por ai, vazhdon tu qëndroj deklarimeve si dhe kërkesës së tij, për lirimin e pronës së uzurpuar dhe sigurimin e jetës personale të deputetit.
“Duke e cekur se në cilësinë e pronarit që nga dita e blerjes në prill të 2013 e deri më sot nuk po i mundësohet vizita në pronë. E theksojmë që deputeti Ramiz Kelmendi sipas ligjeve të Republikë së Kosovës është vetëm pronar dhe të gjitha transaksionet që bëhen në grupin Elkos janë personat me përgjegjësi juridike të regjistruar pranë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë”, thekson njoftimi për media i “ELKOS Group”.
Deputeti Ramiz Kelmendi beson në organet e drejtësisë dhe paanësinë e tyre, por sipas tij, me këtë padi Vetëvendosja dëshiron të arsyetoj veten.