Kalo te lënda

Brenda dhomës së Gadafit, ku përdhunonte vajzat dhe djemtë 14 vjeç (Foto)

brenda-dhom-euml-s-s-euml-gadafit-ku-p-euml-rdhunonte-vajzat-dhe-djemt-euml-14-vje-ccedil-foto_hdKanë kaluar më shumë se dy vjet që prej kapjes dhe ekzekutimit të Muammar Gaddafit, i cili drejtoi për më shumë se katër dekada me “grusht të hekurt” mbi Libinë. Megjithatë, tmerret dhe brutaliteti i diktaturës së tij nuk janë zbuluar ende plotësisht.

Një dokumentar shokues i “BBC” ka treguar për herë të parë foto të dhomës së “torturave” dhe një klinike gjinekologjike, ku diktatori shfrynte të gjithë perversitetet e tij seksuale.

Sipas këtij dokumentari, gjatë 42 viteve që drejtoi Libinë nëpërmjet terrorit dhe dhunës, Gaddafi mund të ketë përdhunuar qindra, e mbase mijëra djem e vajza adoleshentë dhe të mitur.

Një prej dhomave sekrete ku bëheshin abuzimet e tmerrshme te Gaddafit

Prova të pakundërshtueshme provojnë se Gaddafi kishte një fiksim ndaj adoleshenteve të virgjëra, të cilat rrëmbeheshin nga familjet e tyre në zona të ndryshme të vendit dhe i dërgoheshin si dhuratë kolonelit për të zbatuar fantazitë e tij të tmerrshme.

Kabineti i gjinekologjisë i instaluar vetem për ekzaminimet e viktimave të diktatorit

Dhoma e gjinekologjisë i shërbente diktatorit për të provuar nëse vajzat ishin me të vërtetë të virgjëra, ndërsa fotot e tjera rregojnë dhomën e rezervuar për diktatorin brenda Universitetit të Tripolit, vendi i preferuar i gjetjes së viktimave seksuale.

Truprojat e Gaddafit, virgjëresha të përbetuara të stërvitura për mbrojtjen personale të diktatorit

Dokumentari i “BBC”-së tregon se në shumë institucione në vendit, për të përmbushur epshet e diktatorit, ishin ndërtuar dhoma të tilla ku Gaddafi mund të abuzonte me viktimat e tij, ndërsa vajzat e rrëmbyera mbaheshin peng për vite me radhë në burgje të posaçme e për shumë prej tyre nuk dihet më asgjë.

Muammar Gaddafi, diktatori i Libisë për 42 vjet, ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare i tërhequr zvarrë dhe i ekzekutuar në rrugët e Sirtes, nga kryengritësit që e rrëzuan nga pushteti. /TCH/Telegrafi/

Lini një koment