Kalo te lënda

Arrestohet Oliver Ivanoviq

foto9AALS3XM(E plotësuar) Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) është duke zhvilluar një operacion të gjerë në pjesën veriore të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësi i këtij misioni Blerim Krasniqi. Ai ka thënë se, tani për tani vetëm mund të konfirmohet se EULEX është duke e zhvilluar një operacion në veri të vendit dhe për më shumë informacione do të dalim më vonë.

Ivanoviq dyshohet për krime lufte që nga koha e UNMIK-ut.

—–

Mediat serbe raportojë se gjatë një aksioni që po vazhdon në veri të Mitrovicës Veriore EULEX-i e ka arrestuar kandidatin për kryetar të kësaj komune, Oliver Ivanoviq.

“Bëhet fjalë për aksion të EULEX-it. Siç bëhet e ditur jozyrtarisht, ai momentalisht është duke u marrë në pyetje në pjesën jugore të Mitrovicës”, raporton B92./Indeksonline/

Lini një koment