Kalo te lënda

Vllasi: Serbia po i vret serbët në veri (Video)

vllasi-serbia-po-i-vret-serb-euml-t-n-euml-veri-video_2_hdIsh funksionari i lartë i Kosovës, avokati dhe analisti Azem Vllasi, vlerëson se asambleistin e Kuvendit të Komunës së Veriut të Mitrovicës, Dimitrije Janicijevic, e ka vrarë organizata serbe “Crna ruka” (Dora e zezë), që është organizatë kriminale në shërbim të qeverisë së Serbisë.

Vllasi thotë se organizata kriminale serbe “Crna ruka” është instrument në dorën e pushtetit të Beogradit dhe shërben për kryerjen e vrasjeve të ndryshme kudo, pra edhe në Kosovë.

Ai është i bindur se “Crna ruka” e ka vrarë edhe deputetin komunal serb, Dimitrije Janicijevic, nga radhët e Partisë Liberale Serbe,më 14 janar, por do të ketë kryer edhe vrasje të tjera në veri.

“Kjo organizatë ultranacionaliste serbe funksionon tash 100 vjet dhe është organizatë gjysmë paramilitare dhe gjysmë shtetërore. Kur i duhet shtetit serb, të kryejë disa punë në interes të tij, atëherë e toleron këtë organizatë, kurse kur kryen vepra në kundërshtim me interesat e politikës shtetërore, atëherë shteti distancohet, nga kjo organizatë”, tha Vllasi, në një intervistë për TV Rrokum. /Telegrafi/

Lini një koment