Kalo te lënda

Tenderëve për “vota” u vjen fundi

tender-euml-ve-p-euml-r-ldquo-vota-rdquo-u-vjen-fundi_hdTenderëve politikë për sjellje të votave u ka ardhur fundi. Asnjë komunë, asnjë ministri dhe asnjë institucion tjetër publik nuk do të mund të hyjë në detyrime financiare për realizimin e ndonjë projekti për qëllime politike gjatë fushatave zgjedhore, apo për qëllime tjera, nëse ato projekte nuk janë paraparë me buxhet.

Autoritetet Kontraktuese nuk do të mund të hyjnë më në detyrime financiare për realizimin e ndonjë projekti, nëse nuk i kanë paratë të zotuara. I gjithë ky ‘shtrëngim’ për evitimin e keqmenaxhimit të buxhetit për qëllime politike, ka ardhur me kërkesë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Komisioni Rregullativ i Prokurimit (KRPP), ka nxjerrë një udhëzim Administrativ “për disponueshmërinë e mjeteve për udhëheqje të aktiviteteve të prokurimit”.

Kryetari i KRPP-së, Safet Hoxha, ka thënë për Tribunën se asnjë Autoritet Kontraktues nuk do të mund të procedojë ndonjë tender në rast se nuk ka arritur të sjellë dëshmi se ka zotuar mjetet për atë tenderë.

Ai ka thënë se ky Udhëzim Administrativ ka ardhur edhe si kërkesë e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe atyre të thesarit. Hoxha ka pranuar se ky UA është bërë edhe me qëllim të parandalimit të procedimit të disa tenderëve nga ana e Autoriteteve Kontraktuese të papërgjegjshme.

“Disa Autoritete kontraktuese kanë keqpërdorur më herët me procedimin e tenderëve për qëllime politike në fushata zgjedhore, pa pasur në dispozicion mjetet. Tash pas hyrjes në fuqi të këtij Udhëzimi Administrativ kjo dukuri do të ndalohet”, ka thënë Hoxha. /Tribuna/

Lini një koment