Kalo te lënda

Raiffeisen Bank refuzon të zbatojë ligjin

f1_40ggp2g7112211390635924Banka Raiffeisen nuk po ia kthen Jeton Rogovës 47.318.03 euro që ia ka marrë në mënyrë të paligjshme si kamatë ndëshkuese. Madje, ajo nuk po i bindet as vendimit të Gjykatës që ka urdhëruar pagesën e kësaj shume për biznesmenin tashmë të falimentuar. Palët në procedurë kanë ndjekur të gjitha rrugët ligjore. Të gjitha shkallët kanë vendosur në favor të Rogovës, i cili kishte marrë një kredi të madhe gjatë viteve 2005-2006 të cilën nuk kishte arritur ta kthente me kohë. Për shkak të vonesave, banka kishte aplikuar kamatën ndëshkuese duke arritur t’ia merrte atij mbi 45 mijë euro. Atë kohë, ai përballej me probleme financiare për shkak se ballafaqohej me sëmundjen e vëllait të tij prej kanceri. Kjo ishte ndër arsyet që kishte ndikuar në keqësimin e gjendjes financiare.  (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Lini një koment