Kalo te lënda

Punëtorët e ‘Pastrimit’ kërkojnë të hetohet kompania

fotoKeqpërdorime të shumta, nepotizmi e korrupsioni e kanë përcjellë Kompaninë Rajonale “Pastrimi” që i menaxhon mbeturinat e Komunës së Prishtinës, viti që lamë pas dhe në këtë fillimvit. Kështu pretendon një grup i punëtorëve të kësaj kompanie, por që nuk kanë dashur të dalin me emër.

Nëpërmjet një letre anonime që e kanë dërguar në gazetën Tribuna, ata thonë se janë të pakënaqur me menaxhimin e drejtorit aktual, Feim Salihu.

Një grup i punëtorëve anonimë, të kësaj ndërmarrjeje, e pati drejtuar në adresë të mediave një letër të ngjashme, fiks para 10 muajve.

Akuza të rënda kanë hedhur mbi drejtorin e kompanisë, Feim Salihun, duke pretenduar se pas fushatës drejtori ka sistemuar në kompani militantë të LDK-së, parti kjo nga vjen edhe drejtori.

Akuzat anonime i kanë hedhur poshtë zyrtarë të kompanisë, megjithatë pranojnë se në kompani muajin e fundit ka të punësuar, por sipas tyre nëpërmjet rrugëve ligjore.

Lini një koment