Kalo te lënda

Preshevë, xhandarmëria serbe vret shtetasin norvegjez

preshev-euml-xhandarm-euml-ria-serbe-vret-shtetasin-norvegjez_hdXhandarmëria serbe, në orët e hershme të mëngjesit, ka vrarë me armë zjarri një person, shtetas i Norvegjisë.Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stacionit hekurudhor, në ‘Tasjan’ të Preshevës, ku edhe gjendet baza e Xhandarmërisë serbe.

Siç njofton portali Titulli, deri te gjuajtja në drejtim të pesonit të vrarë kishte ardhur, pasi ‘norvegjezi’ kishte sulmuar me mjete të forta një pjesëtar të xhandarmërisë, me ç’rast edhe ia kishte rrëmbyer armën, duke tentuat të largohet nga vendi i ngjarjes.

Gjatë arratisjes sulmuesi me automatikë ka gjuajtur veturën e policisë kufitare.

Pjesëtarët e xhandarmërisë kanë tentuar që ta arrestojnë pa rezistencë, mirëpo sulmuesi nuk ka dashtë të dorëzohet, me ç’rast edhe pjesëtarët e kësaj njësie elitare e kanë vrarë këtë shtetas të huaj, disa metra larg bazës së Xhandarmërisë.

Shtëpia e shëndetit në Preshevë vetëm se ka konfirmuar vdekjen e personit, identiteti i të cilit deri tani mbetet i panjohur.

Titulli nuk ka mundur të mësojë për kombësinë e vërtetë të këtij shtetasi të huaj. /Titulli/

Lini një koment