Kryeministria shpenzon rreth 18 mijë euro në inventar
Zyrat e kabinetit të kryeministrit, Hashim Thaçi do të dukën më ‘bukur’. Ato do të dukën më ‘moderne’ me inventar të rinj.
Kryeministria për rregullimin zyrave me inventar të rinj do të shpenzoi rreth 18 mijë euro.
Për këtë punë, madje ky institucion ka përzgjedhur edhe kompaninë furnizuese me vetëm dy oferta në tenderin “Furnizim me inventar” edhe pse sipas Ligjit të Prokurimit në çdo aktivitet të prokurimit duhet të jenë tri e më shumë oferta, shkruan Orainfo.
Sipas njoftimit të KRPP-së, kryeministria ka përzgjedhur kompaninë “Graniti” për furnizim me inventar në vlerë prej 17 mijë e 852 eurove, përderisa oferta më e shtrenjtë ishte ne vlerë prej 21 mijë e 500 euro.