Kalo te lënda

E paparë: Presidenti Rugova duke hedhur valle!

fotoEA5I8S92Në qershor të vitit 1990 në Kosovë erdhi për vizitë kongresisti Tom Lantos dhe ish kongresisti Joseph DioGuardi, të shoqëruar nga një grup aktivistësh të komunitetit shqiptaro – amerikan. Pas një konference shtypi në Hotelin Grand nga Lantos dhe DioGuardi në mbrëmje u shtrua një darkë në restorantin Dubrovnik të Prishtinës ku merrte pjesë Joseph DioGuardi, aktivistët e komunitetit shqiptar në Amerikë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova e intelektualë të tjerë të shquar të Kosovës.

Atmosferën e tregon bukur kjo fotografi. Shqiptarët e Kosovës në hapin e tyre drejt lirisë, pas vizitës së këtij delegacioni amerikan në Kosovë e vizitave të ambasadorit amerikan në Beograd, Warren Zimmerman, filluan të shpresojnë tek Amerika e cila akuzoi Serbinë për shkeljen e të drejtave të njeriut në Kosovë.

Në foto duket presidenti Ibrahim Rugova duke vallëzuar në restorantin “Dubrovnik” në mbrëmje bashkë me të rinjtë e intelektualët e Kosovës. Majtas tij është botues i sotëm i gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami, në atë kohë redaktor i gazetës së studentëve “Bota e Re” në Prishtinë. Fotografia ribotohet me rastine tetëvjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit të parë të Kosovës së lirë.

Lini një koment