Kalo te lënda

VV nuk kërkon hetime edhe për “Zastaven” e Florinit

fotoB243BC2MLëvizja Vetëvendosje është shumë e ashpër në kërkesat e saj për të hetuar privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore. Një kërkesë e tillë ishte ngritur edhe në mbledhjen e djeshme të Kuvendit të Kosovës. Ku Kuvendi miratoi rekomandimet e VV-së që të formohet Komision Hetimor parlamentar për hetimin e procesit të privatizimit të ndërmarrjeve N.Sh. ‘Fabrika e Amortizatorëve’ dhe N.Sh. ‘Amortizatorët’ – ndërtesa administrative.

Por, Lëvizja Vetëvendosje nuk kërkoi hetim edhe për privatizimin e ndërmarrjes “Zastava” në Pejë, e cila është privatizuar nga deputeti i VV-së, Florin Krasniqi. ‘Fabrika e Amortizatorëve’ ka qenë vetëm njësi e “Fabrikës së Zastavës” dhe si e tillë ajo nuk u kërkua që të hetohet në tërësi.

Indeksonline ka kërkuar përgjigje nga zyrtarët e VV-së se pse deputetët e saj nuk po kërkojnë hetim edhe për privatizimin e “Zastavës”, por vetëm të njësisë së saj, mirëpo ata nuk kanë preferuar të përgjigjen.

Deputeti i VV-së, Florin Krasniqi e kishte privatizuar Fabrikën e Zastavës në Pejë rreth 2 milionë euro, ndërsa vetëm nga shitja e aseteve të fabrikës kishte përfituar rreth 10 milionë euro. Kurse tani ka në shfrytëzim 50% të tokës të cilën e ka privatizuar aso kohe.

Deputetët e VV-së dje në Kuvend, vlerësuan se në këtë proces të privatizimit ekzistojnë dyshime për kurdisje të tenderit, sepse dy ndërmarrjet që janë krijuar nga fabrika e amortizatorëve, janë blerë nga persona që kanë lidhje mes vete.

Por në asnjë rast nuk e përmenden privatizimin e “Zastavës” së Florin Krasniqit, e cila është “nëna” e fabrikës së Amortizatorëve në Prishtinë.

Shefi i grupit parlamentar tw VV-sw, Visar Ymeri duke folur pwr privatizimin e amortizatorëve ka thwnw se, lidhja është që në njërën fitues të tenderit kanë qenë pronarët e kompanisë “DEVOLLI”, vëllezërit Devolli, ndërkohë që në anën tjetër kompania që e ka blerë pjesën tjetër të amortizatorëve, kompania “ENEX” group, është po ashtu e pronësuar nga të punësuarit në kompaninë “Z-MOBILE”, e cila është pra e pronësuar nga vëllezërit Devolli.

“Kjo lidhje e afërt e tyre zgjon dyshime për kurdisje të këtij tenderi dhe për marrëveshje mes këtyre dy palëve, për ta blerë tërë fabrikën me dy emra të ndryshëm. Pra, për t’i pasur dy leva të mundshme të blerjes së fabrikës”, kishte thënë deputeti Ymeri.

Ndërkaq, teksa debatohej për Fabrikën e Amortizatorëve, kryeparlamentari Jakup Krasniqi u shpreh i ashpër në deklarimin e tij, i cili theksoi se duhet të formohet një agjenci, e cila do të mbikëqyrte gjithë procesin e privatizimit./Indeksonline/

Lini një koment