Kalo te lënda

‘S’po ndalen skandalet në UP’

lsquo-s-rsquo-po-ndalen-skandalet-n-euml-up-rsquo_hdDeputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ngritur shqetësimet e tyre rreth premtimeve të kryeministrit, Hashim Thaçi rreth liberalizimit të vizave, si dhe keqpërdorimet dhe mashtrimet e profesorëve dhe krerëve të Universitetit të Prishtinës.

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani tha se kryeministri Thaçi as pas katër vjetësh nuk i ka realizuar premtimet e tij për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ajo tha se premtimet dhe mashtrimet e Thaçit, i demaskoj edhe eurodeputetja Ulrike Lunacek, e cila tha se nuk do të ketë liberalizim as për dy ose tri vitet e ardhshme për qytetarët e Kosovës.

Ndërsa, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Afrim Kasolli, ka shprehur shqetësimet rreth ngjarjeve dhe keqpërdorimet e profesorëve dhe udhëheqësve të Universitetit të Prishtinës.

Ai tha se pas skandalit në Fakultetin e Mjekësisë dhe arrestimit të shumë personave, tash doli edhe mashtrimi i profesorëve universitar me ngritjet e tyre akademike, transmeton KP.

Lini një koment