Rita Ora rrethohet nga fansat
Ajo sapo është ndarë nga i dashuri i saj Calvin Harris dhe ka vendosur të largojë mërzitjen duke bërë pazar. Këngëtarja bionde me origjinë shqiptare Rita Ora i është bashkuar mikeshave të saj, ish prezantueses të MTV Alexa Chung dhe Pixie Geldof në Los Angeles, ku ato kanë shëtitur nëpër dyqanet luksoze në Rodeo Drive.
Të treja kanë zbuluar atje në mënyrë të papritur se sa fansa dhe paparacë kanë, kur tifozë të shumtë të tyre kanë bllokuar pjesën hyrëse të dyqaneve në Beverly Hills. Rita ka postuar në Instagram disa foto të fansave jashtë dyqaneve. /Indeksonline/


