Presionet e kryespiunit Bashkim Smakaj
Nga 1 shkurti do të hyjë në fuqi dorëheqja e Kujtim Qerimit që ka shërbyer deri tash si shef i Njësistit Anti-terror në AKI.
KTV-ja mëson së Qerimi është një nga pak njërzit në AKI që nuk kanë hyrë dot në vijën drejtuese të Bashkim Smakajt. Ky i fundit akuzohet për rekrutim të njerzëve të tij të afërt e të besueshë, më mënyrë jashtëligjore.
Ka kohë që Agjencia Kosovare e Intelegjencës është akuzuar se është shëndrruar në strehën e njerzëve të afërt dhe të besueshëm të shefij të saj, Bashkim Smakaj.
Paknaqësia me funksionimin e këtij institucioni është shprrehur prej shumë kohësh por është injoruar gjithmon.
Në mesin e shumë personave që janë larguar nga AKI-ja listës këtë javë i është edhe Kujtim Qerimi, shef i njësitit Anti-terror.
Ai nuk e ka konfirmuar vet dorëhejqne duke thënë se për të duhet folur zyrtarisht me AKI-në por kthim prapa për të nuk ka.
Burime të afërta me procesin i kanë thënë KTV-së se arsyea e vetme e largimit të Qerimit është paknaqësia e funksionimit të AKI-së me Bashkim Smakajn në krye.