Lëshimet ndaj Serbisë mundësuan MSA-në
Nga: Fidan Rama
Partitë opozitare janë treguar të ashpra kur ministrja e Integrimeve Vlora Çitaku para tyre në Kuvendin e Kosovës ka paraqitur një raport lidhur me vazhdimin e dialogut për Marrëveshjen e Stabilizimit-Asocimit. Ata kanë thënë se deklaratat e ministres se Kosova po ecën mirë, në këtë aspekt nuk qëndrojnë, pasi realisht, sipas tyre, vendit tonë dialogu me MSA i është mundësuar për shkak të lëshimeve që Prishtina i ka bërë në dialogun me Serbinë.
Pavarësisht deklarimeve të deputetëve opozitarë, e shqetësuar nuk është treguar ministrja Çitaku. Ajo ka thënë se delegacionet me sukses po vazhdojnë diskutimet për këtë çështje ndërsa ka paralajmëruar se takimi i tretë dhe i fundit pritet të mbahet në fund të muajit shkurt. Çitaku ka shpjeguar se MSA me Kosovën do të përfshijë të gjitha marrëveshjet tradicionale si me vendet tjera, ndërsa dialogu politik, sipas saj, do të hapet në takimin e tretë. Ajo ka pranuar se për vendin tonë është përdorur një metodë e veçantë por, sipas saj, në substancë MSA nuk ka ndryshuar si për vendet tjera të rajonit.
“Për Kosovën është përdorur procedurë ndryshe, ndërsa në strukturë dhe substancë është identike me vendet e rajonit. Janë përdorur instrumente të reja të cilat Traktati i Lisbonës ia ka akomoduar për ta përfshirë Kosovën në MSA, kjo e bën marrëveshjen e veçantë por jo në strukturë. Në vjeshtën e hershme presim të nënshkruhet dhe hyn në fuqi menjëherë”, ka thënë Çitaku…(më gjerësisht në gazetën Tribuna)