Jennifer Lopez dhe Pitbull gati ta “kallin” Brazilin
Tashmë është bërë zyrtare se cilët këngëtarë do të prezantojnë hymnin zyrtar të Kupës së Botës “Brazili 2014”.
Jennifer Lopez dhe Pitbull do të këndojnë hymnin zyrtar të hapjes së Kampionatit Botëror që do të mbahet në Brazil.
Titulli i këngës do të jetë “We are One (Ola Ola) dhe do të jetë vijimi i hitit të “Afrikë e Jugut 2010”, Waka Waka, kënduar nga Shakira.
Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s Jerome Valcke shoqëroi Pitbull dhe Leitte në stadiumin mitik “Maracana” për të publikuar lajmin, ndërsa Lopez e shpërndau lajmin edhe në Twitter.